Interi ndëshkohet me 6 milionë euro

PUBLIKUAR

Interi është ndëshkuar me gjashtë milionë euro për shkak se ka thyer rregullat e Fair-Playt Financiar.

Lajmi bëhet i ditur nga Goal.com. Madje sipas portalit të futbollit Nerazzurët mund të paguajnë edhe 14 milionë euro tjera nëse e fitojnë këtë shumë në garat evropiane në tre sezonet e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Po ashtu nëse ata kualifikohen në Evropë këtë sezon, atyre do t’u lejohet të regjistrojnë vetëm 21 lojtarë për sezonin e ardhshëm 2015/16 dhe 22 në sezonin tjetër 2016/17, në vend të 25-ve.

Interi do t’i kthehet normalitetit në sezonin 2017/18 nëse klubi përshtatet me rregullat, që nënkupton ngushtimin e deficitit prej 30 milionë euro për vitit financiar që përfundon në 2016.

Së bashku me Interin ndëshkime pritet të marrë edhe Roma, që supozohet se do të paguajë 2 milionë euro dhe 4 milionë shtesë nëse ata i thyejnë rregullat gjatë tre sezoneve të ardhshme.

Edhe skuadra franceze Monaco pritet të marrë nj ë ndëshkim prej 13 milionë euro, tre milionë prej të cilëve do t’i paguajë të plota, dhe 10 milionë në varësi prej rrethanave financiare në të ardhmen.

Me shuma më të vogla janë ndëshkuar edhe shtatë klube tjera, Sporting Lisbon, Besiktas, Lokomotiv Moscow, FC Krasnodar, FC Rostov, Kardemir Karabukspor dhe CSKA Sofia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...