“Interi mund ta fitojë titullin, por Juve është i aftë për gjithçka”

PUBLIKUAR

Gianluca Pagliuca beson se Interi mund ta fitojë Scudetton, por thotë se Juventusi mbetet në garë për titull.

Nerazzurrët janë në krye të tabelës së bashku me Fiorentinan, mirëpo kanë shënuar vetëm 12 gola në 12 ndeshjet e para në Serie A.

“Krahasuar me Fiorentinan, Napolin dhe Romën, Interi ka lojtarë më të fortë me karakteristika të ndryshme”.

“Nuk bën futboll të bukur, por ekipi i Mancinit është praktik dhe është padyshim një ndër skuadrat që mund ta fitojnë Scudetton”.

“Juventusi? Bianconerët janë akoma në garë për titull, ata janë nëntë pikë prapa Fiorentinas dhe Interit, por Juventusi është i aftë për gjithçka”.

“Interi, Roma, Napoli dhe Fiorentina janë favoritë, por ekipi i Allegrit mund të ketë një gjysmë të dytë të mirë për ta mbyllur sezonin në mënyrë të shkëlqyer”, ka deklaruar Pagliuca për EuropaCalcio. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...