Interi me vështirësi kryen detyrën

PUBLIKUAR

Tri pikë të arta në San Siro.

Interi e ka mposhtur me vështirësi Sampdorian, 90 minuta sollën tre gola.

Të besuarit e Antonio Contes triumfuan 2-1 me golat e sulmuesve në top formë gjatë gjithë sezonit,Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Ata shënuan në pjesën e parë për 2-0, derisa me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 53’, Morten Thorsby shënoi për mysafirët për 2-1.

Pavarësisht tentimeve të shumta nga të dy skuadrat, nuk pati më gola dhe në fund Interi mori tri pikët në ndeshjen e parë në Serie A pas pandemisë.

Objektivi i Interit të Contes është të qëndrojë në zonën Champions, por edhe për titull ende asgjë nuk dihet, pasi diferenca me Juven është vetëm gjashtë pikë.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...