Interi konfirmon lëndimin e Mkhitaryan

PUBLIKUAR

Interi ka konfirmuar zyrtarisht që Henrik Mkhitaryan është për momentin i lënduar dhe ka problem me lëndimin e kofshës

Mesfushori armen nënshkroi për Zikaltërit si transfer i lirë muajin e kaluar pasi u largua nga Roma, duke shtuar një veteran me eksperiencë në skuadrën e Simone Inzaghit. Mkhitaryan nuk startojë në ndeshjen e parë hapëse kundër Lecces por hyri në lojën në minutën e 57-të në vend të Marcelo Brozovic.

Siç lajmëron sot Interi, testet mjekësore që janë bërë sot në mëngjes në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano konfirmuan që Mkhitaryan ka një tërheqje të vogël muskulore në kofshën e majtë të tij. Gjendja e armenit është duke u monitoruar në baza ditore, por ai pritet që të jetë jashtë fushave për së paku dy apo tri javë.

Sezonin e kaluar 33 vjeçari bëri 44 paraqitje në të gjitha garat për Romën, duke luajtur 3354 minuta. Gjatë kësaj kohe ai shënoi 5 gola dhe bëri nëntë asiste. Ky është shqetësim për Interin, pasi që sezonin e kaluar Mkhitaryan nuk luajti në katër ndeshjet e fundit të Giallorossi pikërisht për shkak të lëndimit në kofshë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...