Interi konfirmon arritjen e marrëveshjes, largohet Arturo Vidal

PUBLIKUAR

Interi dhe Arturo Vidal e kanë ndërprerë edhe zyrtarisht bashkëpunimin.

Klubi italian ka njoftuar këtë të hënë se ka arritur marrëveshje me kilianin për shkëputje të kontratës, shkruan Gazeta Express.

Vidal kishte kontratë të vlefshme me Interin edhe për një sezon.

35-vjeçari tani si lojtar i lirë do t’i bashkohet Flamengos.

Ish-mesfushori i Juventusit, Bayern Munichit e Barcelonës ka arritur marrëveshje më herët me klubin brazilian dhe në ditët në vijim pritet të nënshkruajë zyrtarisht. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...