Interi kërkon t’i mposhtë Napolin dhe Juventusin për talentin italian

PUBLIKUAR

Interi është duke kërkuar t’i mposhtë Napolin dhe Juventusin në garë për t’i siguruar shërbimet e talentit italian të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Përfaqësuesi italian është njëri prej të rinjve më të kërkuar në Serie A dhe dje u raportua se cmimi i tij është 60 milionë euro, transmeton GazetaExpress.

Gazzetta dello Sport beson se Juve dhe Napoli kanë bërë oferta në vlerë 50 milionë euro plus kanë ofruar lojtarë në shkëbim për Chiesan.

Raportohet se kampioni i Serisë A i ka ofruar dy lojtarë për të, Rolando Mandragora dhe Marko Pjaca, gjë që mund ta bindë Fiorentinën.

Gazeta italiane raporton se Interi e ka shumë seriozisht për Chiesan, me trajnerin Luciano Spalletti që këmbëngul për transferimin e tij.

“Zikaltrit” janë të gatshëm t’i paguajnë 55 deri në 60 milionë për të, por iu duhet të presin deri muajin e ardhshëm për shkak të obligimeve të Financial Fair Play.

Babai i Chiesas, Enrico, ka thënë se preferon që i biri të qëndrojë në Viola edhe për një vit tjetër, por thuhet se beson se Interi do të ishte zgjedhja më e mirë për të nëse largohet këtë verë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...