“Interi ka nevojë për më shumë”

PUBLIKUAR

Ivan Perisic është konfident për stinorin e ri me Interin, por thotë se klubi ka nevojë për më shumë nëse dëshiron që të jetë konkurrent në Ligën e Kampionëve.

Perisic e ka ndihmuar Interin që ta përfundoj periudhën shtatëvjeçare duke mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Kam menduar vetëm për Kroacinë deri tash”, tha ai pas finales së dielës të cilën e humbën nga Franca me rezultatin 4-2.

“Tani do të shkojë në pushime dhe pastaj stinori im do të fillojë. Shpresojë që të bëjë gjëra të mira”.

“Jam një finalist i Kupës së Botës, por nëse dëshirojmë që të fitojmë, na duhen më shumë lojtarë”.

“Na duhet që të bashkohemi si skuadër këtë stinor pasi që do të luajmë në Ligën e Kampionëve”.

“I përshëndes të gjithë shokët e skuadrës të cilët kanë filluar stërvitjet me klubin”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...