Interi ka marrëveshje me Sorianon

PUBLIKUAR

Mediat italian shkruajnë sot se Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Sampdorias, Roberto Soriano.

Nerazzurrët janë në prite që të largohet kolumbiani Fredy Guarin, drejt Kinës, pasi për të ka një ofertë prej 18 milionë eurosh.

Por ndalimi i transferimit të Luiz Adrianos drejt Kinës, ka bërë që të ketë dyshime edhe për Guarinin.

Gazzetta dello Sport shkruan se drejtori sportiv Piero Ausilio është takuar me agjentin e Sorianos ku është arritur një marrëveshje për pagën e lojtarit për 1. 6 milionë euro.

Sampdoria duhet të bindet me një ofertë prej 15 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...