Interi interesohet për Cavanin

PUBLIKUAR

Interi raportohet të jetë klubi i fundit që është interesuar për Edinson Cavanit, të cilit i skadon këtë verë kontrata me Paris Saint-Germainit. Megjithatë, zikaltrit nuk e shohin atë si zëvendësues të Lautaro Martinezit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka identifikuar sulmuesin uruguaian Edinson Cavanin si prurjen e përsosur në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Ai do të ishte transferim i lirë, vetëm sa i ka mbushur 33 vjeç dhe ka përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve, si dhe mund të përdoret në fazën e sulmit në skema të ndryshme,

Cavani është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij, pasi që tashmë për të kanë shprehur interesim shumë klube nga Premierliga, liga amerikane MLS e madje edhe kundërshtari i Interit, Napoli.

El Matador kishte luajtur në Itali nga viti 2007 deri në vitin 2013 për Palermos pastaj për Napolin, duke i shënuar 112 gola në 213 paraqitjet e tij në Serie A.

Gazzetta dello Sport thekson se Interi nuk e sheh Cavanin si zëvendësues të Lautaro Martinezit, mirëpo si një shtesë tjetër për repartin e sulmit në mënyrë që klubi të mundë t’i përballojë agjendës së ngarkuar që pritet të jetë sezonin e ardhshëm.

Pasi që Alexis Sanchez do të kthehet në Manchester United pas një periudhe huazimi të dështuar shkaku i lëndimeve, Cavani mund të shihet si zëvendësues për kilianin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...