Interi ia rrit pagën Icardit

PUBLIKUAR

Erick Thohir ka thënë se është gati të fillojë bisedimet për të rinovuar marrëveshjen aktuale me Mauro Icardin.

Napoli janë të interesuar për sulmuesin pasi që kanë shitur Gonzalo Higuain, por presidenti i Nerazzurrëve ia ka mbyllur derën një transferimi të tillë.

Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi do të qëndrojë në San Siro, dhe bisedimet për kontratën e re pritet të fillojnë.

Gruaja e Icardit që është edhe agjentja e tij, Wanda, është duke kërkuar që të rritet paga aktuale e lojtarit që aktualisht. Lojtari merr 2.6 milionë euro për sezon.

Ai merr edhe 1.2 milionë në vit si bonuese dhe posedon 50 për qind të drejtave të imazhit.

Sipas gazetës gruaja e tij do të kërkojë 5 milionë euro në vit dhe të gjitha të drejtat e imazhit. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...