Interi ia ka caktuar çmimin, gjiganti anglez rivalizon PSG-në për Skriniarin

PUBLIKUAR

Chelsea i është bashkuar garës për transferimin e Milan Skriniarit të Interit.

Klubi italian është i gatshëm për të lejuar largimin e reprezentuesit sllovak në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Gianlucia Di Marzio ka bërë të ditur se garës për të i është bashkuar tashmë edhe Chelsea.

Sipas tij, klubi nga Londra do të “luftojë” kokë me kokë me Paris Saint-Germainin për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit.

Skriniar me Interin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

“Nerazzurrët” kërkojnë së paku 70 milionë euro për shitjen e 27-vjeçarit. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...