Interi ia heq Icardit klauzolën, druhet se Reali mund ta aktivizojë atë

PUBLIKUAR

Interi është duke kërkuar t’ia heqë klauzolën nga kontrata Mauro Icardit, raportojnë mediat italiane.

Por, “Zikaltërve” do t’iu duhet t’ia rrisin dukshëm pagën sulmuesit argjentinas për ta bërë një gjë të tillë, transmeton Express.

Icardi e ka një klauzolë prej 90 milionë euro e cila është e vlefshme deri në korrik dhe druhet se Real Madridi apo ndonjë klub tjetër mund ta aktivizojë klauzolën e tij gjatë verës.

Si pasojë, Interi është duke bërë përpjekje ta mbajë atë duke i ofruar kontratë të re, me Corriere dello Sport që raporton mëngjesin e sotëm se atij i është ofruar rritje page.

Drejtuesit e gjigantit italian kanë pranuar t’ia rrisin pagën për 2 milionë euro, nga 4.7 në 6.5 milionë euro në sezon, bashkë me një set bonusesh fitimprurëse në bazë të arritjeve individuale dhe ekipore.

Në shkëmbim, Interi kërkon që Icardi të mos ketë klauzolë lirimi në kontratën e tij. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...