Interi i vendosur për Kanten

PUBLIKUAR

Interi është shumë i vendosur për ta transferuar N’Golo Kanten nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Mesfushori francez është synimi kryesor i trajnerit Antonio Conte këtë verë, sipas mediave italiane, transmeton Gazeta Express.

Kante dhe Conte kanë punuar së bashku gjatë kohës së këtij të fundit në stolin e Chelseat.

Zikaltrit janë të gatshëm t’i shesin Joao Marion, Ivan Perisicin dhe Dalber Henriquen, në mënyrë që ta financojnë blerjen e Kantes, i cili vlerësohet 70 milionë euro.

Interi ishte pranë transferimit të Sandro Tonalit nga Brescia, por hoqi dorë nga ai pikërisht për francezin.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...