Interi i Shaqirit e lëshon fitoren nga dora (Video)

PUBLIKUAR

Interi e ka lëshuar fitoren nga dora në ndeshjen e zhvilluar në Skoci daj Celticut, pasi në çastet e fundit ndeshja u barazua me rezultat 3-3.

Shaqiri startoi në takimin e zhvilluar në Celtic Park, ku atmosfera ishte e zjarrtë nga skocezët.

Dhe pikërisht shqiptari sensacional e hapi këtë ndeshje. Pasi pranoi një top dhe pasi dështoi të shënojë me të parën, Shaqiri realizoi me tentimin e dytë për 1-0 dhe epërsinë e Interit pas katër minutash lojë.

Palacio e dyfishoi epërsinë nga afërsia për 2-0 (13′).

Por, mbrojtja e Interit pësoi fiasko kur pranoi dy gola për një minutë. Së pari ishte Armstrong dhe më pas Campagnaro me autogol që barazuan rezultatin në minutat 24 dhe 25 për 2-2.

Palacio e mbylli pjesën e parë, kur pas një gabimi të portierit vendas realizoi për 3-2.

Pjesa e parë kaloi me dominim të plotë të Interit, por kur të gjithë menduan se Nerazzurrët kanë shënuar fitore, ishte pikërisht Guidetti ai që mendoi ndryshe dhe në sekondën e fundit të shtesës (90′ +3) realizoi për 3-3 dhe rezultatin përfundimtar.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Giuseppe Meazza dhe Interi llogaritet të ketë një avantazh për shkak të golave si mysafir. Celticut vetëm fitorja i kryn punë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...