Interi i ka refuzuar ofertat nga gjigantët e Premierligës, Manchester City dhe Manchester Unitedi për mbrojtësin e talentuar, Milan Skriniar.
Qendërmbrojtësi sllovak pati një sezon debutues mjaft mbresëlënës pasi iu bashkua zikaltërve nga Sampdoria verën e kaluar, prandaj edhe ka marrë oferta nga klubet më të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Express.
Edhe vetë lojtari insistoi javën e kaluar se do të dëshironte të qëndronte në Inter dhe tani Corriere della Sport raporton se të dy klubeve nga Mançesteri u janë refuzuar ofertat.
Sipas gazetës italiane, City dhe United kanë bërë oferta prej 60 milionë euro për Skriniarin, duke shpresuar ta shfrytëzojnë situatën e Financiar Fair Play të Interit.
Interit i duhet të mbledhë të hyra në vlerë rreth 40 milionë euro të paktën deri më 30 qershor për ta shmangur shkeljen e marrëveshjes me UEFA-n.
Megjithatë, të dy ofertat janë hedhur poshtë menjëherë, pasi Skriniar konsiderohet i pashitshëm. /Gazeta Express/


