Interi i dërgon ultimatum Skriniarit

PUBLIKUAR

Inter ia ka bërë të qartë Milan Skriniarit që t’i përgjigjet për ofertën e tyre për kontratë të re, pasi që ata dëshirojnë që të kenë një marrëveshje të re duke larguar kështu interesimin e PSG-së për futbollistin

Mbrojtësi 27 vjeçar sllovak ka qenë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së Simone Inzaghit sidomos gjatë këtij sezoni, ku ka luajtur 1907 minuta në ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve. Me vetëm gjashtë muaj të mbetura në kontratën e tij me Interin, Skriniar është në udhëkryq se ku duhet ta zhvillojë karrierën e tij.

Siç raporton Sky Sports Italia, Interi ka vendosur një afat të fundit që është më 20 janar për Skriniar, ku ata dëshirojnë një përgjigje të qartë nga ai në këtë datë. Nëse ajo nuk arrin në këtë afat, ata do ta tërheqin ofertën e tyre dhe do të përgatitën për të planifikuar skuadrën e re pa të në verë.

Paris Saint-Germain është njëra prej skuadrave më të interesuara për Skriniar që disa muaj tanimë dhe i ka ofruar atij një kontratë shumë më të mirë së Zikaltërit, duke e vendosur 27 vjeçarin në një pozitë jo të mirë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...