Interi është klubi më i fundit që ka shfaqur interesim për sulmuesin e Chelseat, Alvaro Moratan, por do të përballet me konkurrencë të fortë për t’i siguruar shërbimet e tij.
Interi do t’i ketë për konkurrentë Milanin dhe ish-skuadrën e Moratas, Juventusin, për ta transferuar spanjollin, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, fati i Moratas do të vendoset përfundimisht pasi Chelsea ta emërojë trajnerin e ri.
Klubi londinez nuk do ta shesë Moratan për asnjë çmim nën shumën me të cilën e transferojë atë nga Real Madridi në verën e 2017-s, që ishte 66 milionë euro, dhe edhe pse vetë lojtari mund ta kërkojë largimin, drejtuesit e Chelseat do të presin për pasardhësin e Antonio Contes ta marrë vendimin përfundimtar.
Agjenti i Moratas, Juanma Lopez, u takua me tri klubet e Serie A këtë fundjavë, gjatë udhëtimit të tij në Milano. /Gazeta Express/


