Interi ka filluar të mendojë për zëvendësimin e Mauro Icardit, nëse ky i fundit largohet nga zikaltrit
Mauro Icardi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat italiane. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Icardi mund të transferohet te Chelsea ose te Napoli.
Conte e pëlqen shumë argjentinasin, derisa Napoli e dëshiron atë për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainin, i cili po shkon te Juevntusi.
Nëse Icardi largohet nga Giuseppe Meazza, Interi do të tentojë që të afrojë sulmuesin Arkadiusz Milik, i cili shkëlqeu me Poloninë në Euro 2016.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Ajaxi mund të heq dorë nga 22 vjeçari nëse vjen një ofertë prej 20 milionë eurove. /Express/



