Interi gabon dhe rrezikon, Ajaxi fiton

PUBLIKUAR

Interi ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 0-0 me Shakhtarin. Në Grupin C u zhvillua ndeshja mes Ajax dhe Beshiktash, fituan vendasit 1-0.

Ashtu si edicionin e kaluar, ku Interi dhe Shakhtari barazuan në fazën e grupeve të Champions League, ngjashëm ka ndodhur edhe këtë sezon.

Në NSC Olimpiyskiy Stadium skuadrat kanë barazuar me rezultatin që filloi takimi, 0-0.

Si Shakhtari, ashtu edhe Interi, kishin rastet e veta për 90 minuta, por assesi ta dërgonin topin në rrjetë – derisa vlen të përmendet se Barellës ia mohoi golin shtylla.

Është një hap fals i Interit barazimi me Shakhtarin pasi sfidën e parë e humbi 1-0 nga Reali dhe tani duhet të djersiten shumë më shumë për të kaluar në mesin e 16 më të mirave, ani pse kanë mbetur edhe shumë pikë deri në fund, raporton Gazeta Express.

Ndeshja tjetër në Grupin D zhvillohet mes Real Madridit dhe FC Sherif, nga ora 21:00.

Ajax 2-0 Beshiktash

Ajaxi e ka mundur 2-0 Beshiktashin në kuadër të Grupit C dhe tani prin me 6 pikë.

Berghuis dhe Haller shënuan për fitoren e Ajaxit.

Ndeshja tjetër në Grupin C zhvillohet në ora 21:00 mes Dortmundit dhe Sporting Lisbonës. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...