Interi fiton thellë dhe kualifikohet tutje, eliminohet Barcelona

PUBLIKUAR

Interi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Viktoria Plzen duke u kualifikuar tutje në fazën e nokautit.

Zikaltrit triumfuan 4:0 ndaj ekipit çek në San Siro, shkruan Gazeta Express.

Mkhitaryan e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e 35-të, për ta vazhduar Dzeko shtatë minuta më vonë.

Ky i fundit shënoi për 3:0 në minutën e 66-të, kurse golin e fundit e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 87-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Bayerni që luan prej orës 21:00 me Barcelonën.

Katalonasit tashmë nuk kanë gjasa për kualifikim dhe do të vazhdojnë garimin në Ligën e Evropës.

Kurse, Plzen gjendet në vendin e fundit, pa pikë dhe pa gjasa për t’u kualifikuar as në Ligën e Evropës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...