Interi fiton, por Liverpooli kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Interi ka shënuar fitore në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, por është skuadra angleze që ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield Road”, përfundoi me fitoren 0:1 të skuadrës italiane, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, në minutën e 62-të.

Vlen të theksohet se Interi luajti më një lojtar më pak nga minuta e 63-të, pas përjashtimit të sulmuesit kilian, Alexis Sanchez.

Pavarësisht fitores së “Nerazzurrëve”, është skuadra e Liverpoolit që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Të Kuqtë” kalojnë tutje falë fitores 0:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Guiseppe Meazza”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...