Interi ka fituar sonte si mysafirë i Brescias duke marrë kështu tri pikët e radhës e ku është rikthyer në pozitën e parë. Dy sulmuesit e Interit ishin kryefjala e këtij derbi, pasi që shënuan edhe dy gola. Lautaro Martinez (23’) dhe Romelu Lukaku (63’). Vendasit e ngushtuan epërsinë pas një autogoli të Skriniar në minutën e 76’të.
Interi ka arritur të fitorja e radhës pas dështimit të tyre kundër Juventusit dhe Parmës.
Katërzinjtë e kanë mundur si mysafirë skuadrën e Brescia me rezultat 1-2, në një ndeshje ku skuadra nga Milano e kontrolloi shumë mirë.
Goli i parë erdhi nga Lautaro Martinez i cili shënoi në minutën e 23-të. Ishte një goditje e fuqishme e Lautaros e cila devijohet dhe përfundon në rrjetën e portierit Alfonso.
Me rezultat të ngushtë përfundon edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë në skenë për Interin doli Romelu Lukaku i cili shënon një supergol për skuadrën e Interit. Ai pasi kalon një lojtarë lanson një predhë nga rreth 25 metra për ta dyfishuar rezultatin në minutën e 63-të.
Brescia ka mundur që të kthehet në lojë dhe të luftojë për një barazim, pasi që në minutën e 76-të ngushton epërsinë pas një gabimi në mbrojtjen e Inter, ku Skriniar shënon autogol.
Me këtë fitore Inter kthen pozitën e parë në Serie A me 26 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara, por ka një ndeshje më pak se Juventus të cilët do të luajnë nesër në shtëpi të vet kundër Genoas. /GazetaExpress/


