Interi ka dominuar ndaj Milanit nga ekipi i parë e deri te skuadra U-15
Interi e fitoi derbin ndaj Milanit me rezultat 3:2, me tre golat e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi.
Por, kjo nuk ka qenë fitorja e vetme e Nerazzurrëve ndaj Rossonerëve në muajin e fundit, shkruan Tuttosport.
Interi, nga 16 shtatori e deri më 15 tetor, ka fituar ndaj Milanit edhe me skuadrën e Primaverave (3:0), ekipin U-17 (2:0), U-16 (3:1) dhe U-15 (1:0). /Express/



