Drejtuesit e Interit tashmë kanë nisur gjahun për ta gjetur pasardhësin e Stefano Piolit, i cili u shkarkua nga detyra pas rezultateve të dobëta
Sipas Calciomercato.com, drejtuesit e Interit duan që pasardhës i Piolit të jetë strategu i Chelseas, Antonio Conte, përcjell Gazeta Express.
Bisedimet me Conten pritet t’i filloj shumë shpejtë Walter Sabatini, ish drejtori sportiv i Romës, i cili tashmë është punësuar nga pronarët e rijnë të Interit, për t’i promovuar të gjitha kompanitë që menaxhohen nga Suning Group.
Sabatini ka raporte të mira me Conten dhe do të mundohet që ta bind për ta marrë drejtimin e Interit. Nerazzurët janë të gatshëm t’i ofrojnë ish trajnerit të Juventusit dyfishon e pagës që merr në Chelsea.
Por, nëse Conte nuk dëshiron të largohet nga Chelsea, opsion për ta marrë drejtimin e Interit është trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti, i cili gjithashtu ka raporte të mira me Sabatinin. /Express/



