Interi e synon shkëputjen sonte

PUBLIKUAR

Lideri i Serie A do të përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Salernitana. Me një fitore eventuale, Zikaltrit mund të shkëputen në katër pikë ndaj Milanit

Interi do ta synojë sonte shkëputjen në krye të tabelës në Serie A.

“Nerazzurri” e morën primatin në kampionatin italian fundjavën që shkoi nga Milani.

Kampioni aktual italian e ka një pikë më shumë se Kuqezinjtë.

Por, sonte Zikaltrit synojnë të shkëputen në katër pikë ndaj rivalit kryesor për titull të kampionit.

Për ta arritur këtë, ekipi i Simone Inzaghit duhet ta mposht Salernitanën, shkruan “Gazeta Express”.

Interi është favorit absolut në këtë ndeshje pasi kundërshtari e zë vendin e fundit në tabelë.

Pra, Lautaro Martinez me shokë do të mundohen të fitojnë dhe më pas ta presin një gabim eventual të Milanit, i cili e pret Napolin në fundjavë.

Interi po shkon me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së titullit të kampionit, edhe pse ka shumë për t’u luajtur në Itali.

Ndeshja ndërmjet Salernitanës dhe Interit, e vlefshme për xhiron e 18-të do të fillojë në orën 20:45. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...