Interi e shkatërron Genoan, e vazhdon ecurinë e fitoreve

PUBLIKUAR

Interi e ka zgjatur në shtatë ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A, pasi e mundi 5-0 Genoan të shtunën në Milano.

Vetëm 14 minuta ndeshje i kishin mjaftuar skuadrës së Luciano Spalletit për të kaluar në epërsi, pasi që Roberto Gagliardini kishte arritur ta shënonte golin e parë të ndeshjes, përmes ndihmës së Joao Marios, raporton Gazeta Express.

Dy minuta më vonë, Mateo Politano arriti ta dyfishojë rezultatin, kur arriti ta mposhtë përsëri portierin e Genoas, Andrei Radu. Edhe në këtë gol, vendimtar u tregua Joao Mario, i cili arriti ta bëjë asistimin e tij të dytë në këtë ndeshje.

As pjesa e dytë nuk filloi në mënyrë më të mirë për Genoas, pasi që vetëm katër minuta pasi kishte filluar kjo pjesë, Interi e shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes, përmes golit të dytë të ndeshjes për Gagliardinin.

Joao Mario, i cili kishte arritur t’i bëjë dy asiste në këtë ndeshje, në minutat e fundit të ndeshjes arriti ta shënojë edhe një gol, për ta thelluar rezultatin kështu në 4-0, e vetëm pak minuta më vonë Radja Nainggolani shënoi përsëri për ta bërë rezultatin 5-0.

Në këtë ndeshje, përveç tre pikëve, tifozët e Interit gjetën edhe një arsye tjetër për t’u gëzuar pasi që Radja Nainggolan u kthye pas lëndimit të tij që e kishte marrë gjatë ndeshjes kundër Milanit. Ai hyri në fushë në minutën e 87-të për ta zëvendësuar Marcelo Brozovicin.

Me këtë fitore, Interi u ngrit në pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, vetëm tre pikë larg Juventusit, që ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e vlefshme për këtë javë. Ndërsa, Genoa mbetet në pozitën e 11-të dhe tani ka një ecuri prej katër ndeshjeve pa asnjë fitore.

Ndeshja e radhës për Interin do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në shtëpi, ndërsa në fundjavë do të udhëtojë për ndeshjen kundër Atalantas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...