Interi e konfirmon interesimin për Nainggolanin

PUBLIKUAR

Interi në një apo tjetër mënyrë, e ka konfirmuar interesimin për Radja Nainggolanin.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, duket se i ka kërkuar sërish klubit që ta ribashkojë me mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan, për të cilin u interesua edhe sezonin e kaluar.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, është ai që ka konfirmuar gjithçka për mënyrën se si u përgjigj kur u pyet nëse Spalletti ka kërkuar ribashkimin me Nainggolanin: “Nuk e pëlqen atë vetëm Spalletti…”.

Kjo në njëfarë mënyre konfirmoi edhe dëshirën e madhe të Zi Kaltërve për ta pasur në skuadër 30 vjeçarin, që është pjesë e Romës që nga viti 2014 dhe ka bërë 201 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 33 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...