Interi udhëton drejt kryeqytetit të Italisë për t’u përballur me Lazion sonte në “Olimpico” duke e ditur se vetëm fitorja mund t’ia sigurojë kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Takimi i sotëm do të jetë i 150-ti mes këtyre dy skuadrave, me “Zikaltrit” që i kanë fituar 61, ndërsa Lazio vetëm 35, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Lazio e mban avantazhin në Romë, ku i ka fituar 26 ndeshje krahasuar me 20 të Interit dhe 28 barazime.
Një barazim do të nënkuptonte se Lazio kualifikohet për edicionin e ri të Championist, megjithatë këto dy skuadra nuk kanë barazuar në “Olimpico” që prej vitit 2008.
Që prej atëherë, pesë fitore u kanë takuar vendasve, ndërsa katra “Zikaltërve”.
Interit i duhet fitorja me patjetër për ta siguruar kualifikimin për herë të parë pas plot gjashtë viteve. /Gazeta Express/


