Interi e ka gati kontratën e re për kroatin

PUBLIKUAR

Interi është duke e përgatitur kontratën e re për mesfushorin kroat, Marcelo Brozovicin.

Mesfushori iu bashkua Interit në vitin 2015 nga Dinamo Zagrebi për 5 milionë euro. QË nga atëherë ai i ka bërë 100 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola, transmeton Gazeta Express.

AI ishte njëri nga lojtarët kyç të Kombëtares së Kroacisë, në Kupën e Botës, ku arritën deri në finale për herë të parë në histori të vendit, pastaj duke u mposhtur nga Franca me rezultatin 4-2.

Kontrata e tanishme e lojtarit përfundon në vitin 2021, dhe pasi të arrihet marrëveshja e kontratës së re, ai do të ketë një klauzolë në vlerë të 50 milionë eurove.

Për 25-vjeçarin interesim të madh ka shprehur klubi londinez, Chelsea, mirëpo si duket Brozovici do të mbetet edhe për një kohë të gjatë në Milano. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...