Interi nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim pa gola në fushë të Torinos, derisa ka mundur të pësojë pas një penaltie të parealizuar të vendasve.
Nerazzurrët dominuan në posedim gjatë gjithë ndeshjes edhe pse krijuan raste të rralla shënimi me anë të Pablo Oslvaldo.
Megjithatë ata për pak sa nuk pësuan në pjesën e parë të ndeshjes, pasi përforcimi i ri Nemanja Vidic shkaktoi një penalti duke ndërhyrë në Fabio Quagliarrella (20’). Por Marcelo Larrondo nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, me Samir Handanovic që reagoi mençur në portë.
Problemet e Vidic për Interin nuk mjaftuan me kaq, por ai u ndëshkua me karton të kuq në fund të takimit të tij debutues në Serie A pasi duartrokiti një vendim të gjyqtarit.
Pas fitoreve të rivalëve si Milan, Juventus, Napoli e Roma, me paraqitjen e sotme Interi duket se edhe këtë sezon do të jetë një skuadër dytësore në kampionatin italian. /Telegrafi/



