Interi e do biletën e finales, Milani e kërkon mrekullinë sonte

PUBLIKUAR

Interi dhe Milani do ta zhvillojnë sonte betejën e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Rundi i parë i takoi ekipit Zikaltër, i cili dominoi totalisht dhe fitoi 2:0 mesjavën e kaluar në San Siro.

Ky rezultat ua lejon “Nerazzurri” të besojnë se janë shumë afër finales së Stambollit, shkruan “Gazeta Express”.

Ata do t’i hyjnë sonte lojës në “Derby della Madonnina” me besim të plotë që ta ruajnë kapitalin e krijuar të mërkurën e kaluar.

Duke e pasur parasysh formën optimale të ekipit, përkrahjen e tifozëve dhe krizën e kundërshtarit, Interi me të drejtë do ta kërkojë sonte biletën e finales.

Ekipi i Simone Inzaghit ndërkohë do të ketë punë me një Milan të uritur, i cili s’ka se çka të humbë.

Kuqezinjtë e bënë një paraqitje të zbehtë në lojën e parë duke i dëshpëruar shikuesit e tyre, ndërsa më pas u mposht edhe nga Spezia në Serie A.

Megjithatë, “Rossoneri” do të provojnë me të gjitha forcat sonte për ta përmbysur epërsin e komshinjve.

I prirë nga i rikthyeri Rafael Leao, ekipi i Stefano Piolit do ta kërkojë mrekullinë në derbin më të madh lokal në botë.

Sidoqoftë, edhe tifozët e shtatë herë kampionit evropian janë të rezervuar sa i përket optimizmit pasi janë të njoftuar paraprakisht me realitetin dhe me mundësitë, shkruan “Gazeta Express”.

Por, futbolli gjithmonë di të jetë i paparashikueshëm, kështu që Milani s’e ka ndërmend të dorëzohet derisa të ketë mundësi për kualifikim.

Ndeshja mes Interit dhe Milanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...