Interi e ‘blindon’ Skriniarin

PUBLIKUAR

Mungon vetëm zyrtarizmi, duket se tashmë gjithçka është e kryer. Milan Skriniar do të firmosë kontratë të re me Interin deri në vitin 2023

Lajmin e ka dhënë Corriere dello Sport, që ka bërë të ditur se me kontratën e re, lojtari do të ketë edhe përmirësime të kushteve ekonomike.

Raportohet se paga e lojtarit do të shkojë nga 1.7 milionë euro në sezon deri në 3 milionë euro plus bonuse.

Kjo lëvizje e Interit vjen në kohën klubi po kalon nëpër një krizë të rezultateve, veprim për t’i qetësuar paksa tifozët, të cilët janë të frikësuar se mund të humbasin talentin 23-vjecar, për të cilin interesohen Manchester Unitedi dhe Barcelona.

Skriniar mund të përfitojë më shumë ekonomikisht te ndonjë klub tjetër evropian, por ai ka përsëritur disa herë se është i lumtur në Milano dhe se nuk dëshiron të largohet nga Interi.

Se Skriniar mund të qëndrojë gjatë te Interi, e dëshmon më së miri edhe fakti se me kontratë e re, nuk do të ketë klauzolë lirimi, klubi nuk e donte dhe sllovaku nuk kërkoi për ta vendosur atë, duke e bërë më të fortë këtë marrëdhënie mes tyre. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...