Juventusi është larguar nga gara për Matteo Darmianin, duke e lënë në garë Napolin dhe Interin për shërbimet e lojtarit të Manchester United.
Mbrojtësi i krahut të djathë mund të luajë në disa pozita, dhe çmimi i tij është 20 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Napoli është njëri ndër kandidatët, por destinacioni i tij mund të jetë Interi.
Interi është duke kërkuar një mbrojtës të krahut, dhe Darmian mund të jetë lojtari që ata po kërkojnë, ai mund të luajë në vijën e mbrojtjes me tre lojtarë po ashtu edhe në atë me katër lojtarë.
Ai kërkon një pagë prej katër milionë eurove në vit. /Gazeta Express/


