Interi nuk po heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez
Mbrojtësi i Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez, mbetet objektiv i Interit edhe për sezonin e ri, shkruan Calciomercato.com.
Thuhet se Nerazzurrët kanë bërë gati ofertën e re prej 14 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës, gjatë afatit kalimtar të verës.
Inter kishte tentuar ta transferoj Rodriguez edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por, ai nuk u lejua të largohet nga Wolfsburg. /Express/



