Interi bën ofertë prej 10 milionë euro për Dembelen

PUBLIKUAR

Interi tashmë e ka bërë ofertën e parë në vlerë 10 milionë euro për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Mousa Dembele.

Përfaqësuesi belg i mbush 31 vjet muajin e ardhshëm dhe kontrata e tij me Tottenham do të skadojë në qershor të vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

Sipas FC Inter News, drejtorët sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe Giovanni Gardini ishin të pranishëm në Londër për negociata të premten.

Ata kanë dalë me një propozim fillestar prej 10 milionë euro për ta blerë lojtarin. Dembeles ia kanë ofruar një kontratë katërvjeçare. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...