Shumë shpejt drejtuesit e Interit do të takohen me Simeonen
Interi ka aranzhuar një takim me trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, të cilit do t’ia prezantojnë ofertën për të marrë drejtimin e gjigantit italian, mëson “Goal”, transmeton Gazeta Express.
Besohet se takimi do të bëhet pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.
Simeone ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2018. Ai ishte afër largimit sezonin e kaluar, por në fund vendosi të qëndrojë.
Tani skuadra e tij po lufton për Ligën e Kampionëve. “Goal” shkruan se si do që të shkojë ky sezon, ai pritet të jetë trajner i Interit sezonin e ardhshëm, për ta zëvendësuar Stefano Piolin. /Express/


