Interi arrin marrëveshje me Lukakun, 7.5 milionë euro në sezon

PUBLIKUAR

Interi ka arritur marrëveshje me Romelu Lukakun për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 7.5 milionë euro, por për ta finalizuar blerjen e tij i duhet të gjejë marrëveshje me Manchester Unitedin.

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi belg është pajtuar të kalojë te gjiganti i Serie A pasi përfaqësuesit e tij arritën marrëveshje me Interin për kushtet personale të lojtarit, transmeton Gazeta Express.

Lukaku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 7.5 milionë euro pasi Interi të ketë arritur marrëveshje me Manchester Unitedin.

Sulmuesi belg ka qenë synim i Antonio Contes edhe vitin e kaluar në Chelsea, dhe ishte ndër kërkesat e para të tij pasi u pajtua për ta zëvendësuar Luciano Spallettin në stolin zikaltër.

Sport Mediase pohon se Conte tashmë ka arritur në Milano, por Interi është duke e vonuar zyrtarizimin e tij në postin e trajnerit si shenjë respekti për Spallettin.

Kjo për shkak se trajnerit italian i vdiq sot vëllai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...