Interesim masiv i kosovarëve për t’u bërë policë, radhë të gjata për ekzaminime mjekësore

PUBLIKUAR

Interesim masiv i kosovarëve është parë në konkursin e fundit për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës, raporton Express.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka përfunduar sot ekzaminimet sistematike mjekësore, përkatësisht testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinjë të Policisë së Kosovës, ku janë parë radhë të gjata.

 

“Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.

E gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Katjazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, të cilët kanë përcjellë, ndihmuar dhe mbikëqyrur këtë process”, ka njoftuar SHSKUK’ja./Express

SHIKO MË SHUMË

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...