Interesim i madhë i Grave në Magurë për ligjëratën kundër kancerit të gjirit

PUBLIKUAR

Me moton “kanceri kurohet, mjafton të zbulohet me kohë” , Dr.Merita Bytyçi ka mbajtur ligjëratën e radhës në fshatin Magurë. Dr.Bytyqi para një numri të madhë të Grave ka folur rreth sëmundjes së kancerit të gjirit, duke shpjeguar simptomat dhe shkaqet që qojnë deri tek kjo s’mundje. Ajo nderë të tjera ka theksuar se zbulimi i hershem i kësaj s’mundje, dërgon në shërim të plotë. Ndërkohë edhe kësaj here Kryesuesja e Grupit të Grave Linda Shahini ka falënderuar të gjitha Gratë për pjesëmarrje, duke vlerësuar shumë interesimin e tyre për vetëdijesim më të madhe në luftën kundër kancerit të gjirit. Ndërsa edhe Zëvendës-Kryesuesja e Grupit Mimoza Karameta falënderoi të gjitha pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe beri thirrje për bashkëpunim të mëtutjeshme me Grupin e Grave. Ky aktivitet po organizohet nga Grupi i Grave në Lipjan dhe po mbështetet nga Zyra e Kryetarit Imri Ahmeti. Ligjërata e radhës do të jetë nesër ne fshatin Krojmir, duke filluar nga ora 1:30.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...