Interesim i madh i grave në Janjevë për vetëdijsim, kundër kancerit të gjirit (FOTO)

PUBLIKUAR

Një numër i madhë grave nga Janjeva, kanë marrë pjesë sot në takimin e rradhës të fushatës vetëdijsuese rreth kancerit të gjirit. Në takimin e zhvilluar në Shkollën Fillore Shtjefën Gjeçovi, Dr. Merita Bytyçi ka folur më shumë rreth kësaj sëmundje. Në veçanti ajo treguar për shkaktarët e kancerit të gjirit, simptomat e para të shfaqjes së kancerit, si dhe mënyrat e mbrojtjes nga kjo sëmundje. Ndërkohë edhe Kryesueja e Grupit të Grave në Lipjan, Linda Shahini ka falenderuar gratë për pjesëmarrje, duke shpresuar se takime të tilla do të ndihmojnë sado pak në mbrojtje të shëndetit të grave.
Fushata vetëdijsuese për kancerin e gjirit, organizohet në kuader të muajit kundër kancerit të gjirit, nga Grupi i Grave në Lipjan në bashkëpunim me shoqaten e gruas “Dritarja” dhe mbeshtetet nga Zyra e Kryetarit Imri Ahmeti.

Takimi i radhës mbahet në fshatin Llugaxhi, nesër 20.10.2016 nga ora 13:00

SHIKO MË SHUMË

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...