Juventusi shpreson që ta mbajë Angel Di Marian, por raportohet se tani ata janë duke u përballur me garë për këtë pasi që për të është i interesuar skuadra e MLS, Inter Miami
Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Bardhezinjtë kur ai ju bashkua si transfer i lirë atyre në verë. Jeta e tij në Torino është relativisht jo bindëse, që i ka zhgënjyer tifozët, por tani ai ka gjetur një formë të mirë dhe po shënon pas Botërorit të Katarit.
Më 2023, Di Maria ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asiste në ndeshje të Serie A dhe Ligën e Europës, duke bërë Juventusin që të shikojnë ta mbajnë atë.
Siç raporton La Gazetta dello Sport, Inter Miami janë gati për ta marrë Di Marian në MLS në fund të këtij sezoni.
Skuadra amerikane, e cila është e lidhur ngushtë me David Beckham, e kishte marrë nga Juventusi ish sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain më 2020 dhe tani ata janë të interesuar që ta bëjnë edhe një nënshkrim tjetër.
Për pjesën e tij, Di Maria është i lumtur në Torino dhe dëshiron të vazhdojë të luajë futboll pasi që ka për synim që të jetë pjesë e Argjentinës në Copa Amerika më 2024. /GazetaExpress/


