Inter me ofertë marramendëse për Conten

PUBLIKUAR

Interi e dëshiron Antonio Conten

Pronarët e Interit, Suning, janë duke përgatitur një ofertë të majme për trajnerin e Chelseat, Antonio Conte. Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Inter është duke menduar që t’i ofrojë Contes 15 milionë euro në sezon, i cili do të ketë 400 milionë euro në dispozicion që të krijojë një skuadër të fuqishme, transmeton Gazeta Express.

Nuk është hera e parë që Conte lidhet me një transferim te Interi, ai kërkohej nga Zikaltrit edhe kur ishte trajner te Juventusi, por edhe si gjatë karrierës së tij si lojtar.

Conte po shkel çdo kundërshtar në Premielrigë me Chelsean ku është nëntë pikë para përcjellësit më të afërt. Stefano Pioli ka krijuar një Inter të fuqishme, i cili shkoi deri në nëntë fitore me radhë, por pronarët e rinj të Interit e shohin Conten si idealin për të ndërtuar një skuadër të fuqishme dhe do të tentojnë që brenda dy viteve ta kthejnë atë në Itali. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...