Institucionet nuk lejojnë qasje rreth shpenzimit të parave publike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Një numër i konsiderueshëm i institucioneve në Kosovë nuk po tregohen aspak transparente me taksapaguesit. Ato po refuzojnë kërkesat për qasje në dokumente zyrtare, duke mos dashur t’u zbulohen mënyrat sesi shpenzojnë paranë publike. Një raport gjithëpërfshirës i hartuar nga Zyra e Kryeministrit ka nxjerrë në pah numrin e konsiderueshëm të kërkesave zyrtare të refuzuara nga institucionet gjatë vitit 2017, shkruan sot Gazeta “Zëri

Institucionet e Kosovës nuk po u lejojnë qasje gazetareve, por edhe qytetarëve në dokumentet rreth mënyrës sesi shpenzohet paraja publike, derisa në dokumente të natyrave të tjera gjatë vitit që lamë pas ata kanë lejuar qasje të plotë.

Nga 1171 kërkesa sa i janë adresuar Qeverisë, duke përfshirë ministritë dhe agjencitë vartëse, 45 prej tyre janë refuzuar, 18 kërkesave u është ofruar vetëm qasje e pjesshme, ndërsa në total thuhet të jenë lejuar mbi 1 mijë kërkesa, shkruan më tutje Zëri.

Megjithatë, monitoruesit që kanë përcjellë për së afërmi këtë punë thonë se shifrat e pasqyruara në raportin vjetor sa u përket kërkesave zyrtare janë manipuluar.

Sipas tyre, rastet e refuzimit të kërkesave janë bërë kur institucioneve u janë kërkuar të dhëna për shpenzimet financiare.

Ndërkohë, në Zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj që nga marrja e mandatit deri më tani janë parashtruar 39 kërkesa për qasje në dokumente publike….

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...