Inspektori i ndërtimit rrënon një objekt pa leje në Komoran

PUBLIKUAR

Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht inspektori i ndërtimit ka bërë rrënimin e një objekti në Komoran, pasi që investitori i fillimit të punimeve kishte nisur objektin e një shtëpie në pronen komunale.

Inspektori i ndërtimit më datën 02.03.2016 në vëndin e çuajtur “Lagja e Re” në Komoran, zonë e urbanizuar, ka vrejt zhvillimin e punimeve në ndërtimin e objektit më sipërfaqe 120m2, pa leje ndërtimore dhe dokumentacion ndërtimorë. Me këtë rast është urdhëruar ndërprerja e punimeve dhe është vëndos shënja (shiriti) zyrtarë për ndaljen e punimeve. Pasi qe Inspektori ka dyshuar së ndërtimi është zhvilluar në pronë publike, ka kërkuar nga Drejtoria e Gjeodezisë, Kadastër dhe Pronë të konstatoj një gjë të tillë. Me 03.03.2016 DKGJP, ka bërë inqizimin e objektit dhe ka konstatuar së ndërtimi është bërë në pronë komunale. Duke u bazuar në këtë fakt, Inspektori i Ndërtimit me datën 04.03.2015 ka lëshuar aktvendim për rrënim të objektit. Më këtë aktvendim urdherohet investitori që të rrënojë vet objektin, brenda dy dite. Pasi që investitori nuk ka bërë vet rrënimin e objektit, përkundrazi ka vazhduar punimet në ndërtim të këtij objekti, atëherë inspektori ka thirr kompanin e kontraktuar për rrënim të objektit dhe ka kryer rrënimin në pajtim me Ligjin për Ndërtim. Shpenzimet e rrënimit do t’i bartë investitori, e cila do ti dërgohet ne gjykatë. Rrënimi është kryer më asistencë edhe të Policisë së Kosovës, njofton Komuna e Drenasit.

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...