Inspektorët e Lipjanit gjejnë mall me afat të skaduar në barnatore në Lipjan, u bëhet kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje

PUBLIKUAR

Në bazë të planit të punës për vitin 2018, Inspektoriati në Komunën e Lipjanit për muajin janar ishte e paraparë inspektimi i barnatoreve humane ku kanë bërë inspektimin e barnatoreve në qytet dhe fshatra.

Të gjitha janë inspektuar në aspektin higjeno sanitarë dhe gjatë inspektimit në disa prej tyre është gjetur mall me afat të skaduar më vlerë prej 61.3€, i cili mall është asgjësuar në vend dhe ndaj barnatoreve në të cilat është gjetur malli me afat të skaduar është bërë kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje (fletëparaqitje).

Inspektorati gjatë muajit kemi inspektuar barnatoret shëndetësore në lidhje me orarin e kujdestarisë së barnatoreve. Gjatë një aksioni të natës një barnatore është ndëshkuar për mosrespektim të orarit kur barnatarët tjera të gjitha e kanë mirëpritur dhe e kanë respektuar orarinm thuhet në raportin e Inspektoratit në Lipjan.

Bëhet e ditur se ky aksion i orarit të punës së barnatoreve vazhdon pa ndërprerë nga ana e inspektoratit.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...