Inspektorati në Lipjan ndalon taksitë Ilegal në Aeroportin e Prishtinës

PUBLIKUAR

Në raportin mujor të Drejtorisë së Inspektoratit në Lipjan thuhet se kenë hasur duke ushtruar veprimtari ilegale të taksistëve janë marr masat ndëshkimore ndaj dy auto-taksive ilegal në bazë të Ligjit.

Në një pjesë të raportit thuhet se gjatë tër muajit kemi bërë inspektim të vazhdueshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Vrellë ku kemi organizuar aksion në bashkëpunim me policin kufitare të Aeroportit në lidhje me disa autotaksi të cilët po tentojnë të ushtrojnë veprimtari ilegale, pra për ata të cilët i kemi hasur duke ushtruar veprimtari ilegale janë marr masat ndëshkimore ndaj dy auto-taksive ilegal në bazë të Ligjit.

Po ashtu është bërë inspektimi në të gjitha rrugët e Lipjanit ku janë inspektuar auto-taksit të cilët janë të vendosur në këtë rrugë dhe auto- parkingje. Ne Lipjan nuk kemi asnjë auto taxi- ilegal i cili është duke operuar me përjashtim ne disa fshatra të Shalës dhe rrethin ku janë hasur tre kombi taxi ilegal ndaj të cilëve janë marr masa ligjore. Po ashtu gjatë këtij muajit janë inspektuar- kontrolluar edhe kompanitë e autobusëve të cilat operojnë në Komunën e Lipjanit në lidhje me rendin e udhëtimit se ajanë duke e respektuar dhe është bërë kontrollimi për Licensë, transmeton LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...