Inspektorati Lipjanit ndalon auto-taksit ilegal në Aeroportin “Adem Jashari“

PUBLIKUAR

Inspekcioni Lipjanit gjatë këtij muaji ka ndaluar disa auto-taksi që ushtrojnë veprimtari ilegale në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

Këtë e ka bërë të ditur vet inspektorati Lipjanit gjatë raportit të muajit nëntor, transmeton LipjaniNews.com

“Gjatë muajit Nëntor është bërë inspektim i vazhdueshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Vrellë ku kemi organizuar aksion në bashkëpunim me Policin kufitare të Aeroportit në lidhje me disa auto-taksi të cilët po tentojnë të ushtrojnë veprimtari ilegale, pra për ata të cilët i kemi hasur duke ushtruar veprimtari ilegale janë marr masat ndëshkimore në bazë të Ligjit”, thuhet në raport, transmeton LipjaniNews.

“Po ashtu është bërë inspektimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit“ ku janë inspektuar auto-taksitë të cilët janë të vendosur në këtë rrugë”, thuhet më tej./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...