Inspekcioni me aksion në Prishtinë, largon shitësit nga rrugët te “Tregut i Gjelbër”

PUBLIKUAR

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka zhvilluar sot një aksion për të larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të “Tregut të Gjelbër”.

Kështu ka njoftuar kjo drejtori përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të Tregut të gjelbër dhe njëkohësisht ka organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të grumbulluara aty ndër vite.

Falënderojmë të gjithë shitësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aksioni i cili ka për qëllim transformimin e Prishtinës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...