Insiston Rakitic: Messi më i miri i të gjitha kohëve, ama këtë vit Modrici

PUBLIKUAR

Ivan Rakitic e ka lartësuar Lionel Messin duke e quajtur mbase lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, por ka insistuar se këtë vit Luka Modric meriton çmimet e të qenit lojtari më i mirë në botë.

Mesfushori i Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modric, e fitoi çmimin Lojtari i Vitit i UEFA-s, si dhe është në listën e ngushtë prej tre kandidatëve për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s, pas sukseseve duke i ndihmuar klubit të vet ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kombëtares të arrijë në finale të Kupës së Botës në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Superylli i Barcelonës dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi, megjithatë, për habi është lënë jashtë listës së ngushtë nga FIFA – ndërsa përveç Modricit, në listë janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Rakitic është bashkëlojtar i Messit dhe nuk ka aspak dyshime për rëndësinë e 31-vjeçarit në lojën e futbollit, por insiston se Modric këtë vit i meriton çmimet individuale.

“Ekzistojnë arsyeje përse mund të jesh më i miri”, tha Rakitic për gazetarët para ndeshjes së Kroacisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

“Për mua, lojtari më i mirë në botë në përgjithësi dhe mbase më i miri i të gjitha kohëve është Lionel Messi. Është e thjeshtë, nëntë nga 10 persona do ta thotë të njëjtën”.

“Ama, mendoj se ky vit ka qenë i Lukës, sinqerisht. Mendoj se kjo është diçka që Leo dhe të tjerët e dinë, ai [Modric] i meriton të gjitha çmimet [individuale]|”, theksoi Rakitic. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...