Insigne: Sarri na tradhtoi duke shkuar në Juventus

PUBLIKUAR

Lorenzo Insigne shpreson se do të luajë gjatë gjithë karrierës së tij në klubin e Napolit dhe këmbëngul në besimin e tij se Maurizio Sarri është tradhtar për shkak se iu bashkua Juventusit.

Kapiteni i Napolit është kritikuar nga trajneri i vet Carlo Ancelotti dhe presidenti i klubit Aurelio De Laurenttis, por ai thotë se motivohet nga kritikat e tyre, transmeton Gazeta Express.

“Unë i interpretoj fjalët e trajnerit dhe presidentit si tentime për të më ndezur mua, në mënyrë që ta japë 100 përqindëshin. Fanella e Napolit është shumë e rëndësishme për mua”, tha ai.

Insigne i mbrojti komentet e veta se Sarri e ka tradhtuar Napolin duke iu bashkuar rivalit të moçëm, Juventusit, vetëm një vjet pas largimit.

“E kam thënë dhe e them prapë, për ne napolitanët, çfarë bëri ai është tradhti”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...